Mustafa mbledh kabinetin qeveritar pritet të diskutohet “Jabllanoviçi”

410
Sigal

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të mbledhë sot kabinetin e tij qeveritar. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në orën 10:00.

Nuk dihet nëse gjatë mbledhjes së sotme të këtij kabineti qeveritar do të diskutohen kërkesat e djeshme të protestës për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviç dhe kthimin e ligjit në Kuvend për ndërmarrjen “Trepça”.

Kjo mbledhje zhvillohet një ditë pas protestës, që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera opozitare, protestë kjo që la të lënduar dhjetëra protestues dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës. Po ashtu gjatë protestës së djeshme u arrestuan rreth 100 persona.

Gjatë ditës së djeshme, Mustafa dhe Thaçi e konsideruan protestën e djeshme me synimin e vetëm për të marrë pushtetin me anë të dhunës.