Mot i keq në Venecia, kroçera përplas jahtin dhe anije të tjera

145

Pasditen e djeshme, ndërsa një stuhi ere dhe breshëri goditi qytetin, një anije Kroçerë rrezikoi të përplasej me bankinat e portit të Venecias.

Anija goditi një jaht të ankoruar si dhe disa anije të tjera, por arriti të shmangte aksidentin fatal.

Anija ‘Costa Deliziosa’, teksa po largohej nga porti, për shkak të kushteve të këqija të motit, pati vështirësi në ruajtjen e drejtimit.

Pasagjerët u përfshinë nga paniku, madje edhe ata që ishin jashtë përjetuar momente frike.