Moderatorja shqiptare përzë aktivistin maqedonas që u mërzit nga gjuha shqipe

437
Një incident ka ndodhur në emisionin “Rruga drejt “ të gazetares Arta Tahiri,ku po diskutohej për qeverisjen e kryeministrit Nikolla Gruevksi dhe ku të ftuar ishin Nikolla Gelevski, aktivist politik, Ermira Mehmeti deputete e BDI¬së dhe Stefan Vllahov Micev nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO¬së.
Zoti Stefan Vllahov Micev përfaqësuesi “Manifestit maqedonas” pati një përplasje verbale me drejtuesen e emisionit “Rruga drejt “.
Micev mesa duket e shqetësoi përdorimi i gjuhës shqipe në emision dhe nisi të ofendojë dhe të kërcënojë.
Më pas gazetarja Tahiri e ka përzënë nga studioja e emisionit.
Sigal