Deklarata e Vuçiç: Me mua president nuk ka njohje për Kosovën

215
Sigal

Serbisë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të martën se për sa kohë të jetë ai president Serbia nuk do e njoh Kosovën si shtet të pavarur.

“Sa të jem unë president i Serbisë nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Nuk kam as çfarë të shtojë e as çfarë të marr nga kjo”, tha ai.

Në deklaratën e tij ai u ndal edhe tek vaksinat që Serbia ka dërguar në Kosovë dhe tha se:

“Jam i lumtur që kam dërguar në Kosovë vaksina dhe jo tanke”.

Presidenti i Serbisë tha  se nëse është nevoja do të sjell vaksina edhe për shqiptarët në Kosovë.

Serbia është ndër vendet e para në Evropë që ka nisur me vaksinimin e popullatës. Ajo ka siguruar 4.800 vaksina të Pfizerit nga dërgesa e parë.