Ministrja shkon me biçikletë në spital për të lindur

577
Sigal

Një ministre në Zelandën e Re ka udhëtuar drejt spitalit për të sjellë fëmijën ne jetë me biçikletë.

Julie Genter e Partisë së Gjelbër tha se shkoi me biçikletë për të nxitur për shkak se nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në makinë.

Ajo ka postuar fotografi në Instagram të saj dhe partnerit të saj duke shijuar udhëtimin e bukur të dielën në mëngjes.

Në qershor, kryeministrja Jacnda Ardern u bë udhëheqësja e dytë në botë që lindi fëmijën gjatë kohës që ishte në detyrë.

Të dyja, Ardern dhe Genter lindën në spitalin publik Auckland City Hospital.

38-vjeçarja, ministre e transportit, është mbrojtëse e njohur për përdorimin e biçikletave.