Michigan, gjenden të vdekur 6 anëtarë të një familje

95
Një familje prej 6 anëtarësh, prej të cilëve 4 fëmijë, u gjet pa jetë në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trupat e vdekur u gjetën nga një i afërm i familjes, teksa dyshimet e para janë se familja mund të të jetë helmuar me monoksid carboni.
Sheriffi Robert Pickell dekaloi se helmimin mund ta ketë shkaktuar një defekt në gjeneratorin elektrik të shtëpisë. Pickell tha se shuarja e një familjeje të tërë është një tragjedi e madhe, pavarësisht shkaqeve dhe pavarësisht kohës që duhet për të zbardhur zyrtarisht ngjarjen.
Sipas medias vendase, fëmijët janë nga mosha dy deri në 12 vjeç.