Mësuesi afrikan bën të pamundurën për nxënësit, i mëson Word-in në tabelë

144
Një mësues i zoti bën gjithçka për të mësuar nxënësit e tij kur e ka punën me pasion. Ky mësues nga Gana ka marrë lëvdata mbarëbotërore pasi një foto e tij duke i mësuar nxënësve se si të përdorin Microsoft Word në një dërrasë të zezë, u përhap në mënyrë virale.
Në shkollën e mesme ku jep mësim, nuk ka kompjutera dhe mësuesi i IT-së, përdor shkumësat për të bërë versionin e kompjuterit në tabelën e zezë.
Në mes të shkurtit, ai ndau një postim në Facebook duke treguar metodën e tij të mësimdhënies.
“Mësimdhënia e TIK-ut në shkollën e Ganës është shumë qesharake,” tha Owura Kwadwo, i njohur më mirë si Richard Appiah Akoto, në një post në Facebook krahas fotografive.
‘I dua studentët e mi. Dua që ata të kuptojnë që unë jam duke i mësuar”.
Mësuesi i informacionit dhe teknologjisë kompjuterike (ICT) më pas është kontaktuar nga Microsoft pasi imazhet u ndanë me mijëra herë në internet. Kompania ka premtuar se do t’i dërgojë pajisje kompjuterike të reja dhe do t’i japë atij qasje në burimet e saj të zhvillimit profesional.