Mediat greke “tallen” me Kombëtaren: Fitoi në tribunë falë dy tifozeve seksi

496
Sa i takon paraqitjes së Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e djeshme përballë Francës, mediat greke kanë folur me tone pozitive. Gazeta e njohur “Protothema” shkruan se Franca fitoi ndeshjen në fushë, kurse Shqipëria fitoi në tribunë falë tifozërisë, e veçanërisht dy tifozeve seksi, njëra prej të cilave është ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roci. Vlerësime ka patur edhe për lojën në fushë, teksa gazeta greke shkruan se Shqipëria tregoi se ishte prezente.
“Ne mund të themi se dy “armët vdekjeprurëse” ishin tifozet seksi në shkallët e stadiumit, ku e gjithë vëmendja u fokusua tek to. Është për të ardhur keq që në fund nuk u larguan të buzëqeshur. Por ne jemi të sigurt se ka shumë veta që dëshirojnë që Shqipëria të kalojë në fazën tjetër, që të kemi mundësi të admirojmë bukuritë e tyre në tribunë”, e mbyll artikullin gazeta greke.
Sigal