Ish-ambasadori Rayerson, letër PD: Votoni reformën në drejtësi

452
Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Uilliam Rayeson, i ka bërë thithje publikisht Partisë Demokratike të votojë reformën në drejtësi. Në një letër për redaksinë e gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në Nju Jork, Ambasadori Ëilliam E Ryerson, ka kritikuar Partinë Demokratike dhe kërkuar që deputetët e saj të votojnë reformën nëse ajo vjen në parlament pavarësisht se çfarë u dikton kryesia e tyre.
“Është dicka zhgënjyese që PD-ja po tregohet kaq pak elastike. Disa nga deputetët e opozitës duhet të guxojnë ta votojnë këtë reformë. Ata nuk janë kukulla të udhëheqjes së tyre, – ka deklaruar ai. – Nëse do ta votojnë, do t’i përshëndesja përzemërsisht. I pari ambasador amerikan në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, ai njihet si një mik i vjetër i shqiptarëve dhe i Partisë Demokratike në veçanti, por që ka mbetur shumë i shqetësuar nga zhvillimet e fundit politike. Ja se çfarë shkruan tekstualisht ai.
Letër e Rayerson për gazetën “Illyria”
Është shumë zhgënjyese të lexosh që partia e opozitës në Parlamentin Shqiptar po tregohet kaq pak elastike. Shpresoj të paktën se disa nga anëtarët e PD-së në këtë institutcion do të gjejnë guximin për të votuar në favor të kësaj reforme, të votojnë në favor të përparimit të vendit, dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre. Nëse do ta bëjnë këtë do u dhuroja përgëzimet e mia më të përzemërta!
Sinqerisht,

William E. Ryerson

Ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
Sigal