Mbyten varkat me emigrantë në brigjet turke, 33 të vdekur

543
Të paktën 33 persona janë mbytur në ujërat e detit Egje pasi varka me të cilën po udhëtonin drejt brigjeve greke është fundosur.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, të cilat njoftojnë se 22 persona humbën jetën në afërsi të ishullit Lezbos të Greqisë, kurse 11 të tjerë janë mbytur në një tjetër incident në jug të Turqisë, në afërsi të Dikilisë.
Referuar shifrave të këtij viti, publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim, deri më 5 shkurt 375 persona kanë humbur jetën gjatë udhëtimit të tyre drejt vendeve europiane.
Rruga e detit nga Turqia në Greqi është me e frekunetuara për emigrantët që lënë luftën në Siri, Afganistan dhe Irak.
Sigal