Spitali Amerikan, risi dhe sukses në ndërhyrjet kirurgjikale tumorale

679
Spitali Amerikan vazhdon të jetë lider në kryerjen me sukses të ndërhyrjeve më të vështira kirurgjikale me metodat më të fundit teknologjike. Spitali Amerikan ka realizuar me sukses ndërhyrjen e vështirë kirurgjikale mininvazive me metodën me lazer në trajtimin e tumorit të laringut. Stafi i specializuar i mjekëve shqiptarë dhe të huaj sjellin metodën më të fundit të ndërhyrjes kirurgjikale për trajtimin e sëmundjeve tumorale të laringut në faza të avancuara.
Kirurgu Otorinolaringolog Alfred Aga i pajisur me eksperiencë disavjeçare në dy nga qendrat më të zhvilluara botërore në fushën e kërkim-zhvillimit të trajtimeve shëndetësore, si ai i Institutit Kombëtar Italian të Tumoreve në Romë dhe Klinikës Onkologjike të Kokës dhe të Qafës në Breshia – Itali, në bashkëpunim me Prof. Dr. Giorgio Peretti; Shef i Shoqatës së Laringologjisë Europiane, që njihet edhe si një nga kirurgët Otorinolaringolog më të mëdhenj në botë për kirurgjinë me lazer të laringut kanë realizuar me sukses në Spitalin Amerikan ndërhyrjen për kurimin e tumorit të laringut. 
Në vijim janë realizuar 4 ndërhyrjet e para me lazer CO2 për tumore të laringut. Operacionet zgjaten rreth 1 orë secili dhe pacientët qendruan vetëm 1 ditë në spital. Ndërhyrja me lazer CO2 është shumë pak e dhimbshme dhe aplikohet në raste kur tumoret paraqiten në stadin fillestar. Rezultatet e shërimit me këtë teknikë janë shumë të mira, me një mbijetesë të pacientëve në rreth 90 % të rasteve. Edhe cilësia e zërit pas këtij operacioni është shumë e mirë, pra pacientët nuk humbasin zërin e tyre dhe nuk është e nevojshme t’iu bëhet traketotomia. 
Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që pacientët të diagnostikohen sa më shpejt dhe mjekët tërheqin vëmendjen që në raste të ngjirjes së zërit më shumë se 6 javë, pacienti duhet t’i nënshtrohet një vizite tek specialisti për të kryer një laringoskopi (ekzaminimin e kordave të zërit). Shumë e rëndësishme është edhe mbajtja nën kontroll e pacientëve edhe në periudhën postoperatore në mënyrë që në rast ripërsëritje të sëmundjes të rindërhyet në kohë, pasi përdorimi i lazerit mund të bëhet edhe disa herë në të njëjtin pacient. Që sot e tutje për pacientët shqiptarë Spitali Amerikan ofron mundësinë e trajtimit të sëmundjeve të zërit me konsulencën e një nga specialistëve më në zë në rrang botëror në fushën e laringologjisë, pa patur nëvojë t’u drejtohen klinikave të tjera jashtë vendit për trajtimin më të mirë. 
Sigal