Mbreti i drogës, “El Chapo”, thyen këmbën në përballje me forcat speciale

541
Mbreti i drogës që është në kërkim, Joaquin “El Chapo” Guzman, është rrëzuar nga një shkëmb, në përpjekjen për t’u shpëtuar forcave speciale. Lajmi është njoftuar nga CNN, sipas së cilës, besohet se ai ka thyer këmbën dhe ka dëmtuar fytyrën nga rënia. Ngjarja ka ndodhur më 9 tetor. Policia po ngurronte të ndërhynte, pasi ai ishte bashkë me vajzën e vogël në një zonë malore të Meksikës. Kur vajza iku, forcat speciale hynë në aksion, por truprojat arritën që ta largonin nga shkëmbinjtë dhe të largoheshin në pyll në errësirë.
Sigal