Mbi 50 talibanë të vrarë gjatë luftimeve në Afganistan

474
Mbi 50 të vrarë janë regjistruar gjatë luftimeve në qytetin e Sanginin në provincën e Helmandit në Afganistan. Mes viktimave janë një komandant lokal i talibanëve dhe 50 luftëtarë të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Afganistanit. Mësohet se forcat afgane janë duke luftuar për të rikthyer këtë qark, i cili është marrë nën kontroll nga talibanët. Sakaq, zyrtarët afganë pohuan se kanë rimarrë ndërtesat kryesore gjatë një kundër-sulmi. Shtetet e Bashkuara kanë kryer po ashtu sulme ajrore.

Ministria e Brendshme e Afganistanit e ka identifikuar komandantin e vrarë si Mullah Nasir, një besnik i liderit taliban, Mullah Akhtar Mansour. Qarku Sangin ka lokacion strategjik dhe është qendër për prodhimin e opiumit. Është e paqartë nëse talibanët kanë nën kontroll të plotë Sanginin, pasi zyrtarët afganë kanë dhënë informacione konfliktuoze në lidhje me avancimin e tyre. Në muajin shtator, talibanët kanë pushtuar për kohë të shkurtër qytetin verior afgan, Kunduz. Kjo ka qenë një nga fitoret më të mëdha të tyre qysh në vitin 2001.
Sigal