May pret kryeministrin izraelit për njëqindvjetorin e Deklaratës së Balfour

589
Kryeministrja britanike, Theresa May po pret homologun e saj izraelit për të festuar 100 vjetorin e premtimit britanik, që hapi rrugën për krijimin e Izraelit.

May dhe Benjamin Netanyahu do të marrin pjesë në një darkë që nderon ‘Deklaratën Balfour ‘ të mbështetjes britanike për një shtëpi kombëtare hebreje në Palestinë.

Izraeli dhe komunitetet hebraike e shohin premtimin si të rëndësishëm, ndërsa palestinezët e konsiderojnë si një padrejtësi historike.

Britania e Madhe ka hedhur poshtë thirrjet për të kërkuar falje dhe ka thënë se është krenare për rolin e saj.

Udhëheqësi Jeremy Corbyn, një kritik për një kohë të gjatë i politikës izraelite ndaj palestinezëve, nuk pranoi ftesën për të marrë pjesë në darkë. Ai po dërgon në vendin e tij sekretarin Emily Thornberry.

“Sot ekziston një formë e re dhe e dëmshme e antisemitizmit, e cila përdor kritikat ndaj veprimeve të qeverisë izraelite si një justifikim i neveritshëm për të vënë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar”, deklaroi May.

“Kjo është e neveritshme dhe ne nuk do t’a mbështesim ” shtoi ajo.
Sigal