Masakër në kuesturë/ Vriten dy policë ndërsa po pyesnin një hajdut motorrash

166

Ditën e djeshme, dy policë, 34-vjeçari Pierluigi Rotta dhe 30-vjeçari Matteo De Menego humbën jetën brenda në komisariatin e Triestes.

Viktimat në fjalë u ekzekutan nga një emigrant nga Republika Domenikane, i cili së bashku me vëllain ishin arrestuar si të dyshuar për grabitjen e një motori.

Teksa po merrej në pyetje, 29-vjeçari Alejandro Augusto Srtephan Mera kërkoi të shkonte në tualet dhe në kohën kur dy punonjësit e policisë e shoqëruan ai i goditi befasisht duke i rrëmbyer njërit prej tyre pistoletën.

Menjëherë, i riu hapi zjarr ndaj policëve dhe i ekzekutoi në vend. Fill pas kësaj tentoi të largohej por u plagos dhe bllokua nga forcat policore.

Vëllai, 32-vjeçari Carllysle Stephan Meran u përpoq të përfitonte nga situata e të arratisej por nuk mundi dot.