Njihuni me shtetin që ofron pushime gjysmë falas për të rritur turizmin

278
Sigal

Shumë shtete të botës u gòditën rèndë nga pándemia e kòronavirusit dhe për pasojë, turizmi do të jetë më ndryshe se asnjëherë pasi konsiderohet si sektori që pësoi dèmet më të mëdha. Japonia ka menduar një metodë ndryshe nga të tjerët për të pasur sa më shumë njerëz që shijojnë sezonin veror.

Agjensia për Turizmin e Japonisë do të paguajë një pjesë të shpenzimeve të pushimeve për banorët e saj, por turistët që vijnë nga shtetet e tjera duhet të paguajnë fatura normale. Plani për të tërhequr sa më shumë të huaj duke paguar pushimet e banorëve të saj do të publikohet në muajin Korrik ose Gusht kur Tokio planifikon të mbajë Lojërat Olimpike 2020.

Agjensia e Turizmit në Japoni u detyrua të konfirmojë planet pasi nisën spekulimet se Tokio do të financonte pushimet e të huajve. Në disa postime të publikuara ditën e sotme, mohuan të gjitha diskutimet që thonin se qeveria japoneze do të bënte një fushatë për të paguar gjysmën e shpenzimeve të turistëve të huaj.

Deri tani, qëllimi mbetet që të mbështesë personat që jetojnë brenda Japonisë dhe të stimulojë të tjerët që të vizitojnë vendin.