Maqedoni/ Fluksi i emigrantëve në kufi me Greqinë, policia përdor gaz lotsjellës

467
Policia e Maqedonisë ka përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra emigrantë dhe refugjatë qe përpiqen të hyjnë në Maqedoni nga Greqia, përkatësisht nga pika kufitare Gjevgjeli, raporton agjencia Reuters. Mësohet se në kufi janë vendosur forca të shumta policie dhe automjete të blinduar. Po ashtu janë ngritur gardhe me tela me xhemba për të ndaluar valën e emigrantëve nga Greqia të hyjnë në Maqedoni, informon media maqedonase Mbi 3 mijë emigrantë të ardhur nga Lindja e Mesme, Afrika e Azia kaluan natën në tokën e askujt mes dy kufijve pasi Maqedonia ka mbyllur kufirin jugor. Të paktën 8 persona janë plagosur gjatë përleshjeve dhe një djalë i ri është parë me gjak.
Sigal