Mali, lirohen nga policia 80 persona nga 170, të marrë peng nga terroristët

501
Ora 13:00 Media shtetërore e Malit raportoi se 80 pengje janë liruar deri tani nga hoteli
Persona të armatosur hynë në një hotel luksoz në Mali dhe besohet se kanë marrë peng rreth 170 persona, mes tyre klientë të hotelit dhe personeli i tij.
Ngjarja po ndodh në hotelin Radisson Blu në qendër të kryeqytetit Bamako.
Sipas informacioneve paraprake të mediave vendase, zona është e gjitha e rrethuar nga forca policore, teksa dëgjohen edhe të shtëna armësh në hotelin me 190 dhoma.
Sipas BBC, hoteli është në pronësi të amerikanëve dhe është mjaft i frekuentuar për të gjithe shtetasit amerikanë që punojnë në Mali.
Mendohet se breda hotelit janë 170 persona, prej të cilëve 140 klinetë dhe 30 pjesë e stafit dhe personelit të hotelit.
Policia ka rrethuar hotelin ku personat e armatosur kanë hyrë duke qëlluar dhe duke bërtitur në arabisht “Zoti është i Madh” bëjnë të ditur burime të sigurisë për Reuters
Po sipas Reuters, dy roje sigurie janë plagosur ndërsa ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi. Në gusht të këtij viti persona të armatosur të dyshuar islamikë vranë 13 njerëz, përfshirë pesë punëtorë të OKB-së, në një hotel në qytetin Sevare të Malit.
Sigal