Shuhet zjarri në anijen e marinës amerikane, zyrtarët: La pasoja të rënda, mund të pengojë Flotën e Amerikës në vitet e ardhshme

236
Sigal

Zjarri i cili përfshiu në flakë anijen e marinës amerikane është shuar pas katër ditësh por që ky zjarr mund të pengojë Flotën e Paqësorit të Amerikës për vitet e ardhshme.

Zyrtarët e marinës thanë se zjarri në anijen ‘USS Bonhomme Richard’, që i nënshtrohej mirëmbajtjes dhe përmirësimeve në një port në San Diego, u shua të enjten e kaluar. Sipas mediave të huaja për shkak të zjarrit u shkri alumini dhe shumë intsatime elektrike u djegën. Megjithatë masa e vërtetë e demit, mbetet e panjohur. Inxhinierët do të duhet të hyjnë në anije për të vlerësuar shkatërrimin pasi të qetësohen hapësirat brenda, thanë zyrtarët.

Zyrtari i lartë i Marinës, Mike Gilday, tha të premten se do të kishte një hetim të plotë mbi shkakun e zjarrit.

“Ne do të hetojmë plotësisht atë që ndodhi këtu në mënyrë që të mësojmë gjithçka mundemi nga kjo tragjedi e tmerrshme.Është shumë herët për të bërë parashikime ose premtime se cila do të jetë e ardhmja e anijes”–  tha Gilday.