Mal i Zi, 40 të plagosur, bilanci i protestave për dorëheqjen e kryeministrit

54
Rreth 40 persona mes tyre policisë janë plagosur gjatë tubimit masiv të dhunshëm, para godinës së parlamentit në kryeqytetin e Malit të Zi.
Në protestë morën pjesë më shumë se 5000 vetë.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët u përpoqën të hynin në godinën e parlamentit.
Protesta nisi fillimisht e paqtë, ndërsa protestuesit bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi, shtet i cili fitoi pavarësinë nga Serbia në 2006.
Por më pas tensionet u rritën në momentin kur turma iu afrua godinës së parlamentit, e cila ishte e rrethuar nga policia.
Disa protestues nisën të hidhin fishekzjarre në ndërtesë, pas së cilës policia kërkoi që protestuesit të shpërndaheshin
Një video e postuar në Youtube tregon sesi protestuesit përdorin bomba Molotov dhe gurë në drejtim të policisë.
“15 policë janë plagosur, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë. 24 qytetarë kanë kërkuar ndihmë kryesisht për shkak të pasojave të gazit lotsjellës” saktësoi ministri i Brendshëm i Malit të Zi Raško Konjević në një konferencë për shtyp lidhur me protestën e orgtanizuar mbrëmjen e 24 tetorit nga opozita.
“I shpreh mirënjohje policëve të cilët mbrojtën godinat shettërore dhe qetësinë dhe rendin public” shtoi ai
Ministri konfirmoi se kryetari I Frontit Demokratik, deputeti Andrija Mandić është ndaluar.
Para se protesta të merrte përmasat më të mëdha disa persona kanë sulmuar me gurë ndaj Ambasadës shqiptare, ndërsa është dëgjuar dhe një shpërthim i fortë para godinës.