Vlorë/ Pronësia e banesës së prindërve, shkak për tritolin ndaj vëllait

511
Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në lagjen ‘Karabash’ të Vlorës. Sasia e tritolit ishte vendosur në kamionçinën me targa AA 604 LZ, në pjesën e përparme të saj.
Mësohet se nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shpërthimit që ka tronditur banorët e Vlorës.
Pronari i automjetit Sazan Mustafaraji po jep dëshminë e tij në polici lidhur me ngjarjen.
I dyshuari kryesor nga burimet e policisë dhe dëshmia e Sazanit është vëllai i tij .T.M, nga një ngërç që ka nisur midis tij dhe vëllait tjetër për banesën e prindërve. 
Sazani mbronte në gjykatë njërin nga 4 vëllezërit, i cili para një jave është kërcënuar nga vëllai T.M.
T. Mustafaraji është larguar sot në drejtim të Italisë duke forcuar dyshimet e policisë për këtë ngjarje.
Sigal