Lagarde: Greqia në situatë të komplikuar, populli do e shprehë me votë pikëpamjen

557
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, vetëm një ditë pasi Greqia zyrtarisht u bë ekonomia e parë e zhvilluar që nuk arriti të shlyejë një hua dhënë nga FMN, deklaroi se Greqia është një situatë e komplikuar. Në një intervistë për Reuters, Lagarde tha se Greqia ka marrë pothuajse 400 miliardë dollarë nga instutucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu asistencën e tyre por edhe marrëveshje për mënyrën sesi do të shlyhen këto borxhe.
“Ka patur mbështetje masive nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar dhe në vecanti nga partnerët europianë. Greqia ka bërë përparime të dukshme, në termat e reduktimit të pensioneve dhe pagave, për të kontribuar në kthesën. Ajo c’ka unë shoh si vërtet shumë shqetësuese, dhe e kam parë këtë gjë përgjatë këtyre viteve, është fakti se ndërsa ekonomia rifilloi të shfaqë shenja pozitive, pasi vendi nisi të gjenerojë surplus financiar, papritur ka një tërheqje dhe rikthim në pikën e nisjes, që na stepi të gjithë”, tha Lagarde.
Një ditë më parë, kryeministri sfidues Aleksis Tsipras edhe një herë i nxiti grekët të refuzojnë marrëveshjet e FMN-së, pasi kjo e fundit këmbëngul në një paketë masash të re për Greqinë, duke vënë sipas tij në dyshim një përmirësim të marrdhënieve tashmë të krisura BE-Athinë, përpara referendumit të 5 korrikut, që duket se do të vendosë të ardhmen e Greqisë në Europë. E pyetur sesi një votë “JO” nga Greqia, do të prekë marrdhënien e saj me FMN, Lagarde tha se nuk dëshiron të ndërhyjë në këtë process. “Mendoj se është një urë në të cilën unë nuk kam ndërmend të kaloj. Është një referendum. Populli grek do të shprehë me votë pikëpamjen e tij, rreth asaj cka shpresojnë për të ardhmen e tyre. Shpresoj që këtë ta kenë të qartë”.
Shefja e institucionit më të lartë financiar, thekson se nëse Greqia realisht largohet nga Eurozona, edhe atëherë FMN do të vazhdojë angazhimin e saj me Athinën zyrtare. Greqia është anëtare e FMN, tha Lagarde, pavarësisht se ende nuk i ka paguar detyrimet e saj ndaj komunitetit ndërkombëtar. “FMN do të vazhdojë të angazhohet dhe do të përpiqet të ndihmojë”. E pyetur nga Reuters, nëse ka ndonjë pishman për marrdhëniet që FMN ka krijuar me Greqinë përgjatë këtyre viteve, Lagardë tha: “Do të ketë shumë komentues, vëzhgues, apo njerëz që do të ulen pas një tryeze përpara kompjuterit dhe do të rishkruajnë historinë. Mendoj se në këtë histori, cdonjëri prej nesh ka bërë më të mirën e tij në përjekje për të ndihmuar dhe kontribuar për rritjen ekonomike e stabilitetin e Athinës dhe mbarë Europës”.
Sigal