Ky është njeriu që udhëheq grushtin e shtetit në Turqi

457
Autoritetet në Turqi thonë se tashmë 90 përqind e puçit ushtarak ka përfunduar, por presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan druhet se mund të ketë një tjetër tentativë. Kryeministri i vendit, Binali Yildirim theksoi se pas grushtit të shtetit qëndron kleriku Fethullah Gulen, dikur mik i ngushtë i Erdogan. Por teksa Gulen ka mohuar këto pretendime, Yildirim ka sugjeruar se mund të ketë dënime me vdekje për pjesëmarrësit në puçin e shtetit.
Ndërkohë raportohet se një helikopter turk me tetë persona ka mbërritur në Greqi, duke kërkuar azil politik. Mendohet se ata mund të jenë përfshirë në grushtin e shtetit. Burimet greke thonë se puçistët kanë marrë nën kontroll një fregatë në bazën Golçuk, ndërsa kanë peng kreun e flotës turke. Informacionet mbeten kaotike, kurse gazeta gjermane Bild thotë se njeriu që gatoi grushtin e shtetit është Akin Oztuerk, ish-komandant i Flotës Ajrore turke.Ai mbështetet nga gjeneral/lejtnant Metin Iyidil.
Sigal