Kuvendi Komunal i Deçanit, miraton deklaratën kundër marrëveshjes me Serbinë

424
Kuvendi Komunal i Deçanit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka miratuar deklaratën kundër “Zajednicës” dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi. Pika e rendit të ditës “Shqyrtimi i kërkesës së grupit të Anëtarëve dhe nxjerrja e Deklaratës kundër formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe në Republikën e Kosovës dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”, mori votat maksimale.

Deçani është komuna e tretë pas Hanit të Elezit dhe Malishevës ku të zgjedhurit e popullit kërkojnë nga Qeveria të tërhiqet nga “Zajednica” dhe demarkacioni i padrejtë me Malin e Zi. 
Sigal