Kushtetuesja pezullon Isa Mustafën nga detyra e Kryetarit të Kuvendit

75

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar përkohësisht vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK’së, i cili pritet të merret para 18 shtatorit. Vendimi është publikuar pak çaste më parë në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka miratuar kështu kërkesën e deputetëve të PDK’së të cilët kanë kërkuar nga kjo gjykatë që të vendosë masë të përkohshme, ku me këtë vendim pezullohet procesi konstitutiv i Kuvendit deri në një vendim përfundimtar. Po ashtu pezullohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit si dhe kërkohet nga Kuvendi që të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Ndërkohë kjo gjykatë bën të ditur se vendimin përfundimtar për këtë çështje do ta marrë jo më larg se me 18 shtator. Siç dihet deputetët e PDK’së kanë votuar Isa Mustafën për Kryetar të Parlamentit pasi kishin votuar për ndërrimin e kryesueses Flora Brovina e cila refuzoi ta procedojë zgjedhjen e Kryetarit.