Ligji i Nëpunësit Civil, Xhafaj: U hartua keq. Harito: Do të ndryshojë

501
Sigal

TIRANE- Ligji për “Statusin e Nëpunësit Civil” do të ndryshojë sërish. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhjen e sotme ku është diskutuar raporti vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil për 2013, relatori Majko tha se “do ishte me interes implementimi i legjislacionit të shërbimit civil”. Ndërsa ministrja Harito tha se qëllimi i ligjit është të sigurohet qëndrueshmëri për administratën, duke theksuar se me ligjin e ri departamenti i administratës publike nuk merr më shumë kompetenca nga sa i takojnë, por përzgjedh. “Qëllimi i ligjit kërkon qëndrueshmëri të administratës. Sot janë 9 mijë persona me status të nëpunësit, ndërkohe numri i punonjësve të administratës është 100 mijë. Departamenti i administratës publike nuk merr më shumë kompetenca nga sa i takojnë por përzgjedh”, tha ministrja Harito. Ndërsa deputeti Vasili shtroi pyetjen nëse do të mbikëqyren edhe punonjësit e administratës së institucioneve të pavarura”. Deputeti Bashkim Fino u ndal tek vendimin e gjykatës që kanë kthyer në detyrë punonjësit e larguar. “Sa është numri i vendimeve të gjykatës administrative që kanë rikthyer në punë nëpunës civil. Nëqoftëse reforma do miratohet me 61 bashki a s’mendoni se ka ardhur koha për të parë statusin e nëpunësve civilë të bashkive”, pyeti deputeti Fino. Në përgjigje, përfaqësuesit e administratës shtetërore thanë se “janë 120 vendime të formës së prerë, deri në dhjetor kishim 30 çështje në proces. Aktualisht kemi rreth 95 çështje në proces dhe po shqyrtohen në gjykatë. Harito punonjësit e 61 bashkive të reja ata e kanë statusin më vonë do shohim si do jetë nevoja”. Ndërsa ministrja Harito tha se “Nuk mund të mbikëqyrim punonjësit e institucioneve të pavarura dhe pushtetit lokal. Nëse do kuvendi, mund të ndërhyjë”. Por sipas deputetit Xhafaj “ligji për nëpunësit civil është ligji i hartuar më keq. Ka kaluar 1 vit nga ndryshimi i ligjit për Shërbimin Civil. A duhet ndryshuar?”. –