Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta nën hetim për tri akuza

58
Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta është nën hetime për falsifikim, evazion fiskal dhe pastrim parash, thanë sot prokurorët e vendit. Ata, përmes një komunikate bënë me dije se i kanë konfiskuar përkohësisht asetet e Pontës. Hetimi i gjerë kriminal, i cili filloi në muajin qershor, hetoi aktivitetet e kaluara të Pontës, si një avokat, para se të bëhej kryeministër. Në atë kohë, Ponta ka qenë anëtar i parlamentit. Ponta, 42-vjeçar, ka mohuar keqpërdorimet dhe ka premtuar se do të bashkëpunojë me prokurorët. Këto hetime kanë nxitur thirrjet për dorëheqjen e Pontës. Ponta është kryeministri i parë rumun i cili akuzohet dhe i konfiskohet pasuria.