Kryeministri i Pakistanit jep dorëheqjen pas akuzave për korrupsion

578
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif dha dorëheqjen menjëherë pasi Gjykata e Lartë urdhëroi largimin e tij nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion, të ngritura kundër tij dhe familjes së tij.
“Sharif tha se kishte dyshime për mënyrën e trajtimit të gjykimit, por megjithatë ai e pranoi vendimin e Gjykatës së Lartë”, tha sot zëdhënësi i tij gjatë një deklaratë për shtyp.

Paneli prej pesë anëtarësh, të cilët urdhëruan autoritetet që të ngrinin padi penale kundër Sharif, dhe familjes së tij e përjashtuan atë nga posti i kryeministrit të vendit.

“Ne do të përdorim të gjitha mundësitë kushtetuese dhe ligjore të disponueshme për të mbrojtur çështjen tonë”, njoftoi sot zyra e Sharif.
Sigal