Kosovë, opozita: Protestat nuk do të ndalen, falënderojmë qytetarët

463
Tre liderët e subjekteve opozitare kanë deklaruar se qytetarët dje kanë treguar se nuk pranojnë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, por njëkohësisht u dëshmua se kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore, pasi populli kërkoi dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në konferencën për media të mbajtur në Sheshin “Skënderbeu”, tha se qytetarët dje e kanë vërtetuar që janë kundër marrëveshjeve. “Ne i falënderojmë te gjithë që morën pjesë në protestë dhe të gjithë ata qe e kanë ndihmuar protestën. Isa dhe Hashimi nuk janë me as ministra e as kryeministra”, tha ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se ka qenë i emocionuar kur iu ka drejtuar të gjithë atyre protestuesve. “Ne e dimë që Kosova është keq shkaku i udhëheqjes. Dje i kemi kërkuar qeverisë të shkojë, kanë kërkuar qytetarët”, ka thënë ai. Kurse, Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, kanë thënë se protesta e djeshme ka qenë më masivja dhe me mesazhe të qarta. “Dje qytetaret quan dy mesazhe, nuk pranon marrëveshjet dhe populli kërkoi dorëheqjen e Isës dhe Hashimit. Ajo çka kemi parë dje tregon që kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore. Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë dhe ndihemi krenarë, pavarësisht shpifjeve, qytetarët nuk mund t’i ndalin”, tha Limaj.
Sigal