Kosovë/ Aksident i rëndë rrugor, 17 nxënës të plagosur

185
17 nxënës kanë mbetur të lënduar nga një aksident i rëndë që ka ndodhur të hënën në mëngjes në Kosovë, në komunën e Drenasit. Në këtë aksident ishin të përfshirë një autobus që po bënte transportimin e nxënësve dhe një kamion. Nxënësit e plagosur menjëherë janë transportuar drejt Prishtinës, në Qendrën Klinike Universitare dhe sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës, ata janë jashtë rrezikut për jetën.