Kosova, Gjeorgjia dhe Ukraina pranë liberalizimit të vizave, KE miratoi raportin pozitiv

444
Komisioni Evropian rekomandoi sot heqjen e vizave me afat të shkurtër qëndrimi për qytetarët ukrainas, gjeorgjianë dhe kosovarë.
Lajmi u bë i ditur nga Maja Kocijancic, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme në një postim në Twitter.
Ajo ka thënë se Komisioni Evropian ka miratuar raportin pozitiv edhe për Gjeorgjinë dhe Ukrainën.
“Komisioni Evropian rekomandoi sot heqjen e vizave për qëndrimet afatshkurtra në BE për qytetarët e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Kosovës”, deklaroi presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker.
“Komisioni u mblodh sot në mëngjes për t’i propozuar Këshillit (që përfaqëson 28 anëtarët e BE-së. shën. përkth.) të marrë vendime të shpejta mbi çështjen e liberalizimit të vizave për këto tre vende”, deklaroi Juncker në përfundim të një mbledhje evropiane në Bruksel.
Sigal