Koreja e Veriut kërcënon: Luftë me çdo mënyrë agresionit amerikan

623
Korea e Veriut ka paralajmëruar se do ti përgjigjet me të gjitha mënyrat e mundshme akteve të agresionit amerikan siç e quan ajo vendosjen e aeroplanmbajtëseve me grupin goditës të Marinës amerikane në gadishullin Korean.

Pentagoni ka dërguar luftanijen Carl Vinson me peshë 97 mijë ton bashkë me dy të tjera shoqëruese, veprim ky që pason testet bërthamore te javës së kaluar të Koresë së Veriut.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme koreanoveriore cituar nga agjensia shtetërore e lajmeve thuhet: “Ne bëjmë me përgjegjësi SHBA-të, për pasojat katastrofike të shkaktuara nga veprimet e saj të egra. DPRK është e gatshme të reagojë në çdo mënyrë lufte që do SHBA-ja”

Komanda Amerikane e Paqësorit thotë se vendosja e Grupit goditës të Marinës në gadishullin korean, ku janë duke kryer ushtrime të përbashkëta me Marinën e Koresë së Jugut, ka për qëllim ruajtjen e gatishmërisë në rajon.

Presidenti në detyrë ndërkohë i Koresë së Jugut Hëang Kyo-ahn e konsideroi provokim të madh deklaratën e veriut, duke shprehur edhe shqetesimin për rritjen e tensioneve në gadishullin Korean.

Hwang gjithashtu urdhëroi ushtrinë që të intensifikojë monitorimin e aktiviteteve në veri, dhe kërkoi komunikim të ngushtë me aleatin e saj Shtetet e Bashkuara në një takim të kabinetit qeverisës.

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un pritet të marrë pjesë sot në Kuvendin Popullore Suprem të vendit, në një takim të profilit të lartë të figurave kryesore politike.

Takimi vjen ditë përpara ditëlindjes së liderit të ndejrë Kim Il Sung, gjyshit të Kimit – mes spekullimeve se Pheniani me këtë rast do të shfrytëzojë situatën për të kryer testin e radhës të raketave bërthamore.
Sigal