Kishte destinacion Italinë/ Pas 4 orë ndjekje në det, kapet gomonia me 800 kg kanabis, 2 në pranga

87
Një tjetër operacion anti-drogë në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane ka përfunduar me sukses.

Në orët e pasdites së djeshme pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një gomone që lëviste me shpejtësi në drejtim të Italisë, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy Njësi detare me mbështetjen e Guardua di Finanza në Durrës dhe Vlorë, kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 m të gjatë me dy motorë nga 150 kuaj/fuqi në afërsi të Viestes, Foxhia.

Pas sinjalizimeve nga Policia Kufitare Shqiptare, Guardia di Finanza e Pulias pas 4 orë ndjekje i kap në Vieste rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme.

Në gomone u sekuestrua lënda narkotike e tipit marjuanë rreth 800 kg e ndarë në 42 pako Në pranga ranë dy skafistët shqiptarë me iniciale V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi.

Ndërkohë policia bën me dije se po vijojnë hetimet e përbashkëta për kapjen e bashkëpunëtorëve .