Kinë, shkon në 8 numri i të vdekurve nga shpërthimi në kopësht

475
Ka shkuar në 8 numri i të vdekurve nga shpërthimi pranë një kopshti në Kinë.

Shpërthimi ndodhi pranë derës në fshatin Fengxian të provincës lindore Jiangsu të Kinës.

Dy persona gjetën vdekjen menjëherë ndërsa 6 të tjetër humbën jetën në spital. Policia e ka cilësuar shpërthimin, sulm kriminal ndërsa ka në shënjestër të dyshuarin, raporton Agjencia e lajmeve zyrtare kineze Xinhua.

Flitet për 65 persona të plagosur mes të cilëve 8 janë në gjëndje kritike për jetën.

Mes viktimave nuk kishte fëmijë apo mësues të kopshtit.

Tashmë kanë nisur hetimet dhe po punohet për të zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes dhe autorët e këtij krimi të rëndë.
Sigal