Kërcënon Trump: Na jepni Botërorin e 2026, në të kundërt nuk ju mbështesim më

544
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër deklaratë kontroverse e cila këtë herë ka të bëjë me sportin, konkretisht me futbollin. Numri 1 i Amerikës me anë të një statusi në rrjetet sociale ka kërkuar që e drejta e organizimit të Botërorit në vitin 2026 t’i jepet vendit të tij, Kanadasë dhe Meksikës.
Në “twitter” Trump ka kërcënuar se nëse kjo nuk ndodh atëherë do të humbasin mbështetjen e vendit më të fuqishëm në botë.
Statusi i Donald Trump
“SHBA-të kanë aplikuar bashkë me Kanadanë dhe Meksikën për organizimin e Kupës së Botës për vitin 2026. Do të ishte një turp, nëse vendet që ne gjithmonë i kemi mbështetur do të lobonin kundër këtij propozimi. Pse duhet t’i mbështesim këto vende, kur nuk na mbështesin (duke përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara)?”
Sigal