Perparim Spahiu: Skandaloz deklarimi i sotëm i Ministrit të Financave, se me urdhër të Kryeministrit s’do të ketë më gjoba

431
Sigal

Deputeti i Levizjes socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, shkruan në një status në facebook se qeveria sillet si organizatë mafioze.

Statusi i Plotë: 
Skandaloz deklarimi i sotëm i Ministrit të Financave, se me urdhër të Kryeministrit s’do të ketë më gjoba.
Kjo rregullohet me ligj por këta sillen si organizatë mafioze, që vë e heq gjoba sipas qejfit…
Mashtrim i madh deklarimi i Ministrit të financave që TVSH nuk është takse e re por e vendosur që në1996-n, gënjen, pasi TVSH për biznesin e vogël është hera e parë që po aplikohet që nga lindja e sistemit tatimor në Shqipëri dhe patjetër që është përgjegjësi e shtuar tatimore për ta…
Doktor Zeqo Pilafi, hallet e biznesit të vogël, hallet e minatorëve, hallet e naftëtarëve, emigrimi masiv i të rinjve, ndihma ekonomike, papunësia, nuk zgjidhen si mashtrimet me një elektriçist, para kemerave, për punësim!