Kapet një drogë e re me vlerë 3.5 mln euro, 18 herë më e fortë se marijuana

481
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy britanikë të dyshuar për trafikun e një lloji të ri të drogës sintetike, e cila thuhet se është 80 herë më e fortë se kanabisi i rregullt.

Dy burrat britanikë, të moshës 36 dhe 37 janë arrestuar pasi akuzohen në lidhje me drogës e re sintetike e cila është kontrabanduar në thasët me kafe në Alicante dhe qytete të tjerë të vegjël turistik, raportojnë mediat spanjolle.

Droga ka shkuar në Spanjë përmes aeroportit në Alicante e kamufluar si pako kafe nga Hong Kongu. Operacioni special nisi në mes të marsit, kur një substancë e dyshimtë është zbuluar nga agjentët e Gardës Civile.

Thasët me kafe ishin fshehur mes qeseve të tjera me ëmbëlsira dhe ishin adresuar për një bar popullor në mesin e britanikëve në qytetin e El Campello, jo shumë larg nga Alicante.

Me një total prej 12 kg e 200 grama të kësaj substance janë sekuestruar gjatë hetimit, ndërsa droga kap vlerën e 3.5 milionë eurove.

Droga e re sapo është hedhur në treg ndërsa efektet e saj tek njerëzit janë ende të panjohura. Megjithatë, Garda Civile spanjolle tha se një gram i drogës është “80 herë” më i fuqishëm se një gram kanabis.

Substanca ka aftësinë të shkrihet në ujë dhe më pas përhapet në cigare apo në puro për t’u konsumuar.

Në fillim të muajit prill, policia spanjolle kapi 500 kg kokainë të fshehura në tulla zjarrduruese pas një hetimi dyvjeçar të një rrjeti të drejtuar nga një person i njohur si “gjyshja”. Vlera e kokainës kap shifrën e 18 milionë eurove sipas të përditshmes spanjolle “El Pais”.
Sigal