Kush është eurodeputeti i Merkel që do negociojë paktin, zbulohet kushti i tij për PS-PD-LSI

501
Me një tryezë dialogu që duket e pamundur pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, palët dje aktivizuan të deleguarit e tyre për të negociuar një tjetër takim.

Pas takimit mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, kanë nisur dhe lëvizjet e para të diskutimit për modalitetet e takimit të shumëpritur me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Rama mandatoi dje si negociator deputetin e PS-së, Taulant Balla, ndërsa Lulzim Basha ka caktuar Oerd Bylykbashin për të diskutuar rreth një takimi të mundshëm.

NEGOCIATORI
Burime të gazetës pranë palëve bënë të ditur se për tryezën politike është gjetur edhe negociatori i përshtatshëm.

Bëhet fjalë për David McAllister, eurodeputet gjerman, i cili nga marsi mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

McAllister është anëtar i Partisë Demokristiane të Angela Merkel, pjesë e Partive Popullore Europiane.

Pak ditë më parë ishte Majlinda Bregu, e cila gjatë një vizite në Bruksel pati një takim me të zgjedhurin e ri të Partive Popullore.

Basha-dhe-zv-Presidenti-i-PPE-eurodeputeti-i-CDU-David-McAllister-300×200

Mësohet se McAllister ka shprehur gatishmërinë për të bërë ndërmjetësin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste shqiptare, por më parë palët duhet të bien dakord për modalitetet e tryezës.

Burimet e Panoramës konfirmuan gatishmërinë e tij dhe kontaktet mes McAllister, PD-së, PS-së dhe LSI-së kanë filluar tashmë.

I vetmi kusht i eurodeputetit është që palët të jenë paraprakisht dakord me atë çfarë do të diskutohet në tryezë. Pa këtë qartësi, McAllister nuk pritet të vijë në Tiranë.

Mësohet se kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është propozuar nga Ilir Meta edhe në takimin me Kryeministrin Rama.

Gjatë tryezës është rënë dakord që të kërkohet ndihma e Partive Popullore Europiane për të ndërmjetësuar me opozitën shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Sigal