Kapet me heroinë, arrestohet korrieri shqiptar i drogës

Një shqiptar është arrestuar orët e para të këtij mëngjesi nga efektivët e Guardia di Finanza-s në Zhenova të Italisë, që kanë sekuestruar 2.3 kg drogë të llojit heroinë.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, ishte duke lëvizur me një makinë me targa italiane. Ai është vënë re nga efektivët që nuk respektonte shenjat e qarkullimit rrugor, konkretisht semaforin e kuq.

Një patrullë arrit ta ndalonte. Gjatë kontrollin në makinë u gjet edha ssia e drogës e ndarë në 4 paketime. Shqiptari, sipas mediave italiane korrier droge, është vënë në parnga dhe është sheqeruar në burg.

Gjatë një tjetër aksioni, Guardia di Finanza sekuestroi edhe 300 kg marijuhanë dhe arrestoi dy italianë.