Sigal

Policia ka identifikuar Ian David Long si autorin e dyshuar të sulmit të armatosur në Kaliforni ku vrau 12 persona në një lokal nate.

I dyshuari, 28-vjeç, hyri në Borderline Bar & Grill në Thousand Oaks, në Kaliforni, të mërkurën në mbrëmje dhe përpara se të hapte zjarr me një pistoletë gjysmë automatike të blerë ligjërisht, hodhi tymuese në lokal.

12 persona vdiqën, duke përfshirë një një polic i cili ishte ndër të parët që iu përgjigj të shtënave. Lokali ku ndodhi sulmi me armë është një vend mjaft i frekuentuar nga studentët e kolegjit.

Dëshmitarët që ishin në bar e përshkruajnë si një skenë paniku dhe thonë se njerëzit perdorën karrige për të thyer dritaret për t’u arratisur.

Raportet thonë se i dyshuari, i cili përshkruhet veshur me rroba të errëta, mund të ketë përdorur granata tymuese, si dhe një armë.