John Kerry: Në emër të Presidentit Obama, përgëzoj popullin e Shqipërisë për Ditën Kombëtare të Shqipërisë

506
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry i dërgon një letër falënderimi popullit të Shqipërisë, me rastin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë. John Kerry: “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë përgëzoj popullin e Shqipërisë, ndërkohë që ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj të 103-të, më 28 nëntor. Që nga mbështetja e presidentit Woodroe Wilson për pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, të dy vendet tona kanë punuar së bashku në mënyrë produktive për të krijuar një miqësi të qëndrueshme të bazuar në vlera të përbashkëta dhe respekt reciprok. Si një anëtare e NATO-s dhe mentore për vendet e Ballkanit që aspirojnë për anëtarësim, Shqipëria luan një rol jetik në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara i çmojnë shumë kontributet e Shqipërisë për sigurinë globale, nga Afganistani, Iraku, dhe Ukraina për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe koalicionit Global për t’iu kundërvënë ISIS.
Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për të mbështetur Shqipërinë, ndërsa ajo ndërmerr reformat e nevojshme për të arritur aspiratat e saj euroatlantike. Përgëzoj përpjekjet tuaja për të aderuar në Bashkimin Evropian dhe pres të shohim përpara progresin e vazhdueshëm në rrugën, drejt integrimit të plotë euro-atlantik. Ndërsa ju festoni me familjen dhe miqtë, Shtetet e Bashkuara ju urojnë festim të gëzueshëm! Ne presim me padurim për të vazhduar përpara partneritetin tonë të ngushtë për progres, prosperitet dhe paqe në vitet në vijim.
Sigal