Ahmet Davutoglu: Aeroplani është rrëzuar me urdhrin tim

425
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu ka thënë para anëtarëve të partisë së tij(AKP) se ai personalisht urdhëroi rrëzimin e aeroplanit rus i cili shkeli në hapësirën ajrore turke. Siç transmetojnë mediat turke, ai ka thënë se nga kontrolli i fluturimeve dhjetë herë brenda pesë minutash është dërguar paralajmërimi për pilotin e aeroplanit. “Pavarësisht paralajmërimeve, është dashur që ta shkatërrojmë atë aeroplan, forcat e armatosura turke e kanë kryer sulmin me urdhër timin”, ka thënë Davutoglu.
Sipas tij ai vendim është marrë në përputhje me të drejtat dhe detyrat e zyrtarëve para shtetit. Megjithatë ai ka shtuar se Rusia është mik i Turqisë dhe Ankaraja zyrtare nuk dëshiron të ndërpresë komunikimin me Rusinë por edhe Turqia duhet ta mbrojë hapësirën e saj ajrore.
Sigal