Drogë me vlerë 100.000 euro në bodrum, arrestohet shqiptari në Itali (Emri)

423
Një shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi i janë gjetur në bodrumin e shtëpisë rreth 83 kilogram marijuanë. Në pranga është vendosur Arian Bashmeta 42 vjeç, banues në Sanremo.
Pas informacioneve të marra, policia ka ushtruar kontroll në bodrumin e shqiptarit, i cili ishte hedhur deodorant për të mbuluar erën e hashashit në mënyrë që karabinierët, por edhe fqinjët të mos vinin re erën e hashashit, raporton Ansa.

Lënda narkotike kap vlerën prej 100.000 euro nëse do të shitej në treg. Gjithashtu policia gjeti edhe pajisje për paketimin e drogës.

Arian Bashmeta ishte dëbuar në vitin 205 nga Italia, por ishte rikthyer sërish në mënyrë klandestine një vit më vonë duke përfituar nga bashkëshortja që ishte me leje të rregullt qëndrimi.
Sigal