“James Bond” i shpërfytyruar në çmimet Bafta

578
Shumë njerëz, veçanërisht në mediat sociale, po pyesin se çfarë ndodhi me fytyrën e yllit britanik që në ceremoninë e çmimeve Bafta – British Academy Film Awards, të akorduara nga Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit për prodhimet më të mira kinomatografike – nuk u shfaq saktësisht në formën e tij më të mirë.
Ose të paktën, jo siç e kujtojmë. Vështirë për të gjetur tek agjenti 007 atë sensualitet dhe burrëri që e karakterizonin atë deri para pak vitesh. Fytyra e Daniel Craig ka pësuar një transformim të qartë dhe shumë dyshojnë se nuk është thjesht lodhje, por kirurgji estetike. A është ‘infektuar’ edhe ai nga evolucioni botoks?
Ikona e spiunazhit e portretizuar nga Craig ishte dalluar nga mënyra se si kishte thyer traditën fillimisht letrare – atë të Ian Fleming – dhe më pas atë kinematografike të 007- s. Por le ta pranojmë: sot është gjithçka ndryshe!
Sigal