Jahjaga të mërkurën takon Mbretëreshën Elizabeth II

493
Vizita e Presidentes Atifete Jahjga në Londër, gjatë kësaj jave do të rezultojë me një takim të rëndësishëm që e para e shtetit do të ketë me Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II. Burime të Radio Televizionit Dukagjini, kanë bërë të ditur se Jahjaga takimin më mbretëreshën do të ketë të mërkurën e javës së ardhshme.
“Presidentja do të takohet me mbretëreshën Elizabeth II të mërkurën. Asaj do t’i bëhet pritje si çdo mysafiri tjetër që viziton Pallatin Mbretëror, Buckingham Palace”, ka bërë të ditur burimi. I njëjti burim ka shpjeguar se Jahjaga ka pasur në plan që të vazhdojë vizitën në Londër edhe gjatë javës së ardhshme, por i duhet të kthehet për këtë fundjavë në Kosovë, për shkak të vizitës së që do t’i bëjë vendin tonë ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland.
Sigal