Itali, vëllai i terroristit kosovar-gazetarit: Do t’ju vdes me grushta. Ai vetëm sa shprehu mllefin në FB

66
Media italiane, “Tgcom” ka publikuar një video ku dëgjohet kërcënimi ndaj gazetarit i vëllait të njërit prej terroristëve kosovarë të arrestuar dje pasi akuzohen se kanë bërë komplot për të vrarë Papën.
“Do t’ju vdes në grushta. Ikni shpejt ose ju mbyta në grushta”. Me këto fjalë kërcënuese i është drejtuar gazetarëve të “News Mediaset”, vëllai i kosovarit Samet Imishti.
“Nuk dua të flas për vëllain tim”, thotë ai pas kërcënimeve, teksa shton: “Jam një njeri i lirë dhe mund të dal garant për të se është një djalë punëtor dhe që punon çdo ditë nga ora 5 e mëngjesit në 6 të mbrëmjes”.
“Sameti nuk është i përfshirë në asnjë grup terroristash. Ai thjesht mllefin e tij e ka shprehur në facebook !”, shkruan më pas vellai i Samet Imishtit në rrjetin social Facebook.
Dikush e pyet mosbesues se vërtet është arrestuar vëllai i Sametit, dhe ky i fundi i pohon se është e vërtetë.
“Po vlla e vertet asht , eshte arresu vetem se ka shpreh mllefin e tij ne rrjete sociale. Asgje tjeter nuk ka.”, thekson më tej vellai i Samet Imishtit.
Por dikush tjetër e kritikon dhe i shkruan se në vend që të punonte, i vëllai ka mbajtur flamurin e ISIS dhe tani po ndëshkohet për këtë.
“Tashpi e run bukur se nven si me ul b… e me punu den me vu flamurin e mallkum isis e tashpo e han dreqi shpejt shume”.