Itali/ Minoreni shqiptar dhe ‘miqtë’ e tij kërcënojnë dhe zhveshin 17 vjeçarin në metro

312

Një shqiptar minoren dhe dy miqtë e tij italianë janë arrestuar nga policia italiane, pasi ditën e dielë në orët e mbrëmjes, kanë rrëmbyer dhe më pas grabitur një bashkëmoshatarin e tyre italian.

Ngjarja ka ndodhur në trenin e linjës Milano-Asso.

Të tre keqbërësit e vegjël kanë hipur në tren në orën 20.04 në kërkim të ndonjë viktime të mundshme.

Preja e tyre ka qenë një 17 vjeçar. Autorët i janë afruar dhe i kanë kërkuar një cigare.

Pasi kanë hasur në kundërshtimin e 17 vjeçarit, keqbërësit kanë tentuar ti marrin nëpërmjet kërcënimit celularin.

Më pas të tre e kanë keqtrajtuar duke i marrë një smartphone dhe duke e zhveshur.

Për fat të mirë policia ka rënë shpejt në gjurmët e kriminelëve.