Sot Saranda në homazhe me pelegrinazh funebër

567
Sigal

Agron MEMA

Banorët e qytetit të Sarandës, si mbarë komunitetet e tjera, kanë dhënë kontributin e tyre ndaj të dëmtuarve të tërmetit që preku vendin tonë këtë fundnëntori. Por nuk ndalen me kaq në këtë mbështetje solidariteti.

Përveçse vijojnë mbledhjet e ndihmave në të gjitha format e kontributeve qytetare, ditën e martë, banorët e qytetit do të kryejën një aktivitet përshpirtjeje. Mbasditja e ditës së martë të 03 dhjetorit, në qytetin e Sarandës do të sjellë një marshim funebër në formatin e pelegrinazhit në sheshin kryesor të qytetit. Kjo inisiativë sarandjote vjen pas kontirbutetve të tyre të pandrëprera ndaj të dëmtuarve të tërmetit në ditët e fundit. Pelegrinazhi i marshimit funebër do të mbledhë mbasditen e së martës qindra qytetarë me qirinj të ndezur në duar e shoqëruar me një lule trëndafili, me sytë e mbushur me lotë nga dhimbja për humbjet njerëzore dhe plotë me dritë nga shpresa se Zoti do ta ndihmojë këtë popull. Kjo panoramë dhe ky aktivitet solidar do ta shndërrojë këtë mbrëmje të së martës me një mesazh të qartë tek shpresa e jetës për ringritjen nga gërmadhat e shkatërruara nga tërmeti apokaliptik, si në godina, jetë njerzish dhe hutinë që ka krijuar në të mbijetuarit.

Pelegrinazhi do të sjellë mesazhin e hapjes dhe qartësimit të shpresës së mjegulluar të qytetarve të dëmtuar dhe , njëkohësisht, do të luten për të fituar betejën midis dashurisë dhe urrejtjes, midis jetës dhe vdekjes duke çliruar veten nga frika dhe nga ankthi i shkaktuar. Qytetarët sarandjotë do të luten që shpresa të mbizotërojë në shpirtrat e të mbijetuarve, aty ku zë fill jeta e re, pa munguar fryma e solidaritetit kundër fatkeqësive të fenomeneve të ndryshme natyrore dhe sidomos atyre të nëndheshme. Qytetarët sarandjotë do të luten për shpirtin e të larguarve nga jeta dhe jetën e re që rinovohet njëkohësisht tek të mbijetuarit. Qytetarët sarandjotë, nën drejtimin e bashkisë , do të luten me gjithë fuqinë e Bekimit, pasi i janë përgjigjur mëherët dhe vijojnë akoma detyrimit njerëzor. Ndërsa marshi funebër, nga qirinjtë e ndezur do të shpërndajë e hedhë dritë mbi shpresën e jetës dhe një lukle në përkujtim të viktimave të fuqisë së pakufishme e të pafrenueshme të këtij tërmeti të mistershëm.

Qytetarët sarandjotë do të luten për të gjallët që të kemi jetën tonë :” Me lutje të zjarrta tek Perëndia”