Sigal

Grindjet e shumta të një çifti shqiptar në komunën e Bergamos kanë sjellë ndërhyrjen e karabinierëve në banesën e tyre gjatë natës së djeshme.

Ata kanë larguar me urgjencë nga shtëpia burrin, murator 47-vjeçar, i cili keqtrajtonte gruan, 30 vjeç.

Kjo e fundit gjatë muajve të kaluar e kishte denoncuar të shoqin për dhunë fizike e psikologjike. Burri nuk ka hequr dorë, teksa e ka kërcënuar me vdekje gruan edhe në prani të ushtarakëve.

Në këtë pikë të konfrontimit karabinierët kanë marrë masën parandaluese të largimit të tij nga shtëpia, ndërkohë që mbi të rëndon edhe fakti që kërcënimet dhe aktet e dhunës janë përsëritur në sy të tre fëmijëve të çiftit.

Kohët e fundit, 47-vjeçari edhe e nxiste të birin 12-vjeçar kundër nënës së tij, deri në marrjen e qëndrimeve të patolerueshme karshi saj.

Me situatën e rëndë të familjes shqiptare është marrë kohët e fundit edhe një qendër lokale anti-dhunë, në kontakte të vazhdueshme me karabinierët për të mos lejuar pikërisht incidente si ai i mbrëmshmi që mund të vinin në rrezik gruan.