Greqi/ Drogë afër kufirit, bien në pranga 2 persona

413
Sigal

Gjatë një aksioni të zhvilluar sot nga  policia greke janë gjetur dhe sekuestruar 30 kg drogë të llojit marijuanë, ndërsa janë arrestuar një shqiptar dhe një greke. Operacioni është zhvilluar në aksin Korinth-Athinë.

Brenda një makine, e cila po vinte nga kufiri greko-shqiptar u gjetën dhe u sekuestruan 22 pako me 28 kg 205 gram marijuane.  Po gjatë këtij aksioni janë bllokuar edhe 4350 euro dhe 3 telefona celularë.

Në pranga kanë përfunduar një shqiptar 45-vjeç dhe një shtetase greke 53-vjeçare.